Lajme
Italia dëbon shqiptarin, u arrestua 3 herë për drogë
Raportohet se një shqiptar, i cilësuar si një trafikant i rrezikshëm droge, është dëbuar nga Italia, përcjell albinfo.ch.
“Është subjekt i dedikuar për trafikun dhe tregtimin e drogës, i dënuar disa herë nga Gjykata e Pesaros.
Burri, i cili hyri në Itali në vitin 2002, u dëbua për herë të parë në vitin 2008 pas dënimeve për trafik droge. Pasi lidhi martesë me një shtetase italiane, ai hyri sërish në Itali, duke rifilluar aktivitetin e tij delikuent. Ai në fakt është arrestuar në tri raste të veçanta edhe për posedim të sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit kokainë”, thuhet në dekretin e shoqërimit të tij të lëshuar nga Komisari i Policisë Raffaele Clemente.
Pas vuajtjes së një dënimi total prej 6 vjetësh burgim, ai doli nga burgu në vitin 2019 dhe duke qenë se konsiderohej si person i rrezikshëm për shoqërinë, u firmos dëbimi i tij nga Italia, masë e pashoqëruar deri në kufi për mungesë të një pasaporte.
Kur shqiptari paraqiti një tjetër kërkesë për të marrë lejen e qëndrimit, Kuestori i Pesaros dhe Urbinos e refuzoi atë, duke nisur procedurën e dëbimit. Shqiptrai u shoqërua deri në kufirin ajror të Bolonjës me destinacion Tiranën.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










