Lajme
Pjesa dërmuese e plazheve në Durrës nuk kanë vrojtues sigurie
Është korrik dhe plazhet janë të mbushura plot me pushues, por vrojtuesit mungojnë.
Përveçse detyrim ligjor, prania e tyre shton sigurinë për t’i frekuentuar plazhet dhe rrit të ardhurat e zhvillimin në zonat bregdetare.
Këtë vit në Durrës janë licencuar vetëm 20 vrojtues, ndërsa janë pajisur me leje për stacione plazhi 243 subjekte. Pjesa tjetër e plazheve është zaptuar padrejtësisht. Vrojtuesit mungojnë dhe në ato pak hapësira publike të mbetura.
Në plazhet pa vrojtues mungon edhe sinjalistika për të orientuar pushuesit kur dhe deri ku është notimi i sigurt.
Vendimi i Këshillit të ministrave është i qartë, por nuk zbatohet. Çdo subjekt duhet të ketë një vrojtues dhe distanca mes tyre duhet të jetë 80 metra. Pika e vrojtimit duhet të ketë të gjitha pajisjet, kutinë e ndihmës së shpejtë dhe vrojtuesi duhet të jetë aktiv për gjithë kohën që stacioni është i hapur.
Po pikat e vrojtimit janë bosh ose shërbejnë si vende lojërash për fëmijë.
Kontrollet mungojnë, ndërsa deti çdo sezon merr jetë të reja./tch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










