Lajme
KE denoncon Hungarinë për sulm ndaj komunitetit LGBTI
Komisioni Evropian ka denoncuar Hungarinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në lidhje me të ashtuquajturin akti i mbrojtjes së fëmijëve, që vë në shënjestër komunitetin LGBTI.
Ligji ndalon portretizimin e homoseksualitetit në tekstet për të miturit, gjë që qeveria hungareze e konsideron pjesë të luftës kundër pedofilisë.
Komisioni Evropian nisi një proces për shkelje ndaj Budapestit vitin e kaluar dhe tani deklaron se përgjigjet e qeverisë hungareze nuk ishin të përshtatshme.
“Komisioni vlerëson se ky ligj shkel ligjet e brendshme të BE-së dhe ato për mbrojtjen e individëve, sa i takon të drejtave të tyre themelore dhe vlerave evropiane, të cituara në nenin 2 të Traktatit të BE-së”, u shpreh zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand.
Në dekadën e fundit, Hungaria ka qenë në përplasje me Bashkimin Evropian edhe lidhur me regresin e standardeve demokratike të saj dhe për çështjen e sundimit të ligjit, shkruajnë mediat evropiane, përcjell albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












