Lajme
Abazoviqi, i gatshëm të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit
Pas shumë kritikave, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është shprehur me gatishmëri të japë dorëheqje nga pozita që aktualisht ka, përcjell albinfo.ch.
Ai këtë deklaratë e bëri pasi partia Mali i Zi Demokratik tha se do të duhej ta bënte këtë sapo të përfundojë procesi i zgjedhjeve të organeve të drejtësisë, raporton Vijesti.
Kreu malazez tha se në parim e mbështet qëndrimin e Kryesisë së subjektit politik.
“Të gjithë duhet të kemi konsensus më të gjerë për zhbllokimin e gjyqësorit, të Gjykatës Kushtetuese. Le të kontribuojmë të gjithë për këtë dhe të themi: ‘Mirë, po shkojmë në zgjedhje të reja’. Por para kësaj, le ta bëjmë punën të përbashkët. Nëse kolegët demokratë, nëse e kam interpretuar saktë njoftimin, mendojnë kështu, unë jam gati të jap dorëheqjen”, deklaroi Abazoviq për mediumin malazez.
Abazoviq ka pësuar një sërë kritikash së fundmi, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kishën Ortodokse malazeze. Kritikë kreut malaezez iu bë edhe për një deklaratë relativizuese për gjenocidin në Bosnjë e Hercegovinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













