Futboll
Gazeta zvicerane i ka kushtuar një artikull futbollistes Kosovare Asllani
Ylli më i madh i Suedisë e ka emrin Kosovare
Fillmisht në artikullin e Blick vihet në pah se Asllani e ka prejardhjen nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Në fakt, ajo krahasohet edhe me futbollistin më të mirë të të gjitha kohëve që ka pasur Suedia, Zlatan Ibrahimoviq.
“Blick” shkruan se ylli më i madh i Suedisë e ka emrin Kosovare. Ylli më i madh i Suedisë është Kosovare. Kujdes nga ky yll! Kosovare Asllani, rrënjët i ka në Ballkan. Ajo është për çdo vajzë futbolldashëse në Suedi. Suedezet janë ekip i klasit botëror. Me futbollistet si: Jane Caroline Seger, Fridolina Rolfö dhe Stina Blackstenius. Por, Kosovare Asllani është ylli më i madh i Suedisë. Ajo shënon gola dhe vendos ndeshjet. Ashtu sikurse në fitoren 1:0 kundër Holandës, kur ajo godet Nouwen-in dhe më pas ia asiston topin Anderssonit në mënyrë perfekte.
Jashtë, ajo është model për të gjitha vajzat që kanë migruar në Suedi.
Ajo ka lindur në Kristianstad një vit pasi prindërit e saj u larguan nga vendi i tyre me dy vëllezërit e motrat e saj dhe emigruan në Suedi më 1988.
Emri i saj Kosovare është një kujtim për atdheun e prindërve të saj.
Zemra e saj u përket të dy vendeve
Fakti që Kosovarja fitoi medaljen e argjendtë olimpike me Suedinë 27 vjet më vonë – në Rio 2016, ku Kosova mori pjesë për herë të parë si shtet i pavarur – është një histori e bukur.
“Jam shumë krenar që luaj për Suedinë dhe e kam Kosovën në zemër. Kjo medalje nuk është vetëm për Suedinë, por edhe për Kosovën. Zemra ime u përket të dy vendeve”, pati thënë ajo për Fifa.com.
Ajo gjithashtu ka bërë tatuazh shqiponjën dykrenare.
Asllani është prej kohësh e preferuara e tifozëve në Suedi, shkruan Blick.ch, përcjell Klankosova.tv.
Krahasimi me Ibrahimoviq
Kosovare Asllani krahasohet me yllin suedez të futbollit, Zlatan Ibrahimoviq.
Asllani për këtë pati thënë se nuk dëshiron të krahasohet me të dhe me asnjë futbollist, pasi nuk kanë ngjashmëri mes vete.
Ajo deri më tani ka arritur të shënojë 43 gola në 160 ndeshje.
E-Diaspora
-
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” Diaspora shqiptare zhvilloi të mërkurën në mbrëmje protestën e katërt me radhë në Gjenevë, duke vazhduar... -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026 -
Pranvera Hyseni solli nga SHBA një teleskop dhe e dhuroi në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve
Jeta në Austri
-
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair Gjykata Supreme e Austrisë (OGH) ka rrëzuar një gamë të gjerë klauzolash tarifash të përdorura nga... -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore










