Lajme
Shteti që paralajmëron temperaturë 42 gradë
Parashikohet valë e të nxehtit të mërkuren dhe të enjten
Temperaturat në Spanjë parashikohen të arrijnë 44 gradë Celsius, në një valë të nxehti midis së martës dhe së enjtes, vetëm tri javë pas periudhës së fundit të nxehtë, njoftoi shërbimi i motit AEMET.
Trembëdhjetë nga 17 rajonet autonome të vendit vendosën sot nivele alarmi të verdhë, portokalli ose të kuqe.
Më së shumti është prekur qendra e vendit dhe pjesa jugperëndimore e ishullit të pushimeve të Majorkës, ku priten temperatura deri në 36 gradë Celsius.
Banorët janë në kërkim të shatërvanëve dhe qendrave tregtare me ajër të kondicionuar, në një përpjekje për t’i shpëtuar vapës.
Parashikimi për Madridin ishte për 39 gradë Celsius për sot, për t’u rritur në 41 të mërkurën dhe 42 të enjten.
Temperatura prej 44 gradësh është parashikuar për luginën e Tagus, në jugperëndim të kryeqytetit, të enjten.
AEMET parashikon se temperaturat maksimale do të bien midis 25 dhe 35 gradë gjatë ditëve në vijim, por vetëm përgjatë brigjeve të Atlantikut dhe Mesdheut.
Rekordi i të gjitha kohëve u vendos në gusht të vitit të kaluar në Montoro, Andaluzi, ku merkuri arriti në 47,4 gradë Celsius.
Del Campo parashikon se së shpejti do të kalojë 50 gradë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












