Lajme
Kapet serbja nga Kosova, i ka marrë të moshuarës 27.000 SFR me mashtrim
Një grua e moshuar i ka dhënë vazhdimisht para një të panjohure, nga keqardhja. Mashtruesja u arrestua kur viktima do t`ia jepte asaj paratë e radhës
Një grua e moshuar do të merrte 3000 franga nga një bankë, ku shërbimet e urgjencës u gjetën aty menjëherë. Kur takuan viktimën në bankë, zbuluan se 74-vjeçarja i kishte dhënë para një gruaje që nuk e njihte në disa raste gjatë dy muajve të fundit, transmeton albinfo.ch. Dhe po pritej një tjetër dorëzim parash.
Pak kohë më vonë, hetuesit zbuluan gruan e përshkruar nga viktima, pranë vendndodhjes. Ajo pastaj hipi në një makinë por u ndalua nga shërbimet e urgjencës dhe mashtruesja e dyshuar u arrestua përkohësisht.
Në marrjen në pyetje viktima tha se e akuzuara fillimisht i ishte afruar asaj në rrugë në prill të vitit 2022 duke ju ankuar për një urgjencë. Në atë kohë ajo i kishte dhënë 50 franga nga keqardhja, shkruan zentralplusch.. Më pas mashtruesja kontaktonte viktimën në intervale të parregullta kohe dhe vazhdimisht tregonte gënjeshtra të reja për nevojën që duhej marrë masa për shpëtim jete të anëtarëve të familjes së saj, jashtë vendit.
Një herë serbja 33 vjeçare nga Kosova kishte nevojë për para për një operacion urgjent për një shoqe, një herë tjetër kishte thënë se ajo vetë kishte një tumor në tru dhe kishte nevojë për kimioterapi, dhe pastaj përsëri kishte nevojë për para sepse duhej t`i hiqej një veshkë djalit të saj katër vjeçar në Kosovë.
74-vjeçara i kishte dhënë asaj paratë me besimin se do t`ia kthente. Mashtruesja po ashtu i kishte thënë se ishte në proces të shitjes së një prone në Kosovë dhe se më pas mund t’i përdorte të ardhurat për të shlyer borxhin, përcjell albinfo.ch. Të dyja palët kanë nënshkruar një marrëveshje shlyerjeje. Shuma e parave të dorëzuara kap vlerën e rreth 27 mijë frangave. Nga e dyshuara janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej rreth 2500 CHF.
Prokuroria publike e kantonit Zug ka hapur procedurë ndaj 33-vjeçares serbe për mashtrim të shumëfishtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026












