Lajme
Rrjetëzim edhe më i mirë i Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane
Takimi i radhës i Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane është zhvilluar në kompaninë “Wolf GmbH Baunternehmen” në Fulda.
Në kuadër të takimeve të shumta, Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane ka vizituar kompaninë prestigjioze “WOLF GmbH” në Fulda, me pronar afaristin z. Ukë Blakaj, i cili njëkohësisht është edhe koordinator i Unionit të Bizneseve Gjermane-Shqiptare për Landin e Hesenit.
Kryesia e UB-së, e përbërë nga Nazmi Viqa, kryetar dhe i shoqëruar nga drejtori i financave, Vllaznim Kelmendi, menaxhuesi Skender Xhakaliu, si dhe koordinatorët Besim Preniqi- Baden Würtenmberg, Burim Hazrolli- Bavari, Marjan Kengji-Koblenz , Mentor Shehu-Bon, Kujtim Metaj-Heidelberg, Halit Rashiti-Koblenzs dhe Ilmi Mustafa, afaristë, zhvilluan një takim me koordinatorin e UB-së për Hesen, Ukë Blakaj me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe realizimit të projekteve të UB-së në të ardhmen. Në vazhdën e takimeve të UB-së, sikurse edhe në takimin e fundit të mbajtur në Koblenz, poashtu edhe në Fulda, është biseduar për temat të ndryshme nga fusha e ekonomisë dhe afarizmit me qëllim të intensifikimit të aktiviteteve të UB-së, që kanë për qëllim antarësimet e reja në Union, rrjetizimin e afaristëve dhe mundësia e bashkëpunimit të afaristëve në projektet e përbashkëta. Afaristët pjesmarrës e prezentuan fillimisht afarizmin që e ushtrojnë aktualisht dhe pritjet e tyre ndaj Unionit pas antarësimit të tyre.
Me këtë rast afaristi Ukë Blakaj falënderoi kryetarin z. Nazmi Viqa, si dhe anëtarët e tjerë të kryesisë dhe koordinatorët për vizitën si dhe përkushtimin e UB-së, me qëllim të rrjetëzimit sa më të mirë të bizneseve shqiptare në Gjermani për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e afarizmit.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













