Lajme
Vazhdon përkrahja për Putinin në Serbi
Hapet pankarta “BE, shko në shtëpi – Serbi-Rusi, ky është bashkimi ynë”
Vazhdon përkrahja për Putinin në Serbi, hapet pankarta “BE, shko në shtëpi – Serbi-Rusi, ky është bashkimi ynë”
Qytetarët në Serbi po vazhdojnë të përkrahin kriminelë të luftërave të ndryshme në botë.
Të enjten, rreth orës 19:15, menjëherë pas hapjes së portave të festivalit në Exit, në Urën e Varadinit është hapur një pankartë e madhe në gjuhën angleze, si dhe foto të presidentit rus, Vladimir Putin dhe të dënuarit për krime lufte, Vojislav Sheshel.
Rreth 30 persona mbanin pankartën, në një leckë të bardhë, me germa të kuqe dhe kaltër, në anglisht shkruhej fjalët “BE, shko në shtëpi. Serbi-Rusi, ky është bashkimi ynë”.
Kujtojmë se një ditë më parë ura që të çonte nga Novi Sadi në kalanë e Petrovaradinit ishte shënuar me shkronjën Z .
Ajo letër, një simbol i agresionit rus kundër Ukrainës, u shfaq në këmbët e kalasë.
N1 nuk ka marrë informacion nga policia nëse për këtë ishte nisur një hetim zyrtar.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












