Lajme
Abazoviq: Nga 1 shtatori i rrisim pensionet për 36 për qind
Kryeministri Dritan Abazoviç gjatë një fjalimi në Parlamentin e Malit të Zi, duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare, njoftoi rritjen e pensioneve me 36% nga shtatori.
Kujtojmë se pensionet në muajin maj u rritën me 8.15%.
“Jemi duke bërë gjithçka që krizën ta tejkalojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve!”, kanë thënë nga partia URA, të cilën e drejton Abazoviq.
Postimi i plotë:
“Dje, kryeministri Dritan Abazović gjatë orës kryeministrore në Parlamentin e Malit të Zi, duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare, njoftoi rritjen e pensioneve me 36% nga shtatori.
Kujtojmë se pensionet në muajin maj u rritën me 8.15%.
Jemi duke bërë gjithçka që krizën ta tejkalojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve!
Theksojmë se pensionet në Mal të Zi janë 300 euro, ndërsa me këtë rritje ato do të jenë mbi 400 euro”, shkruajnë nga kryeministria.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












