Lajme
Vlerat ushqyese të shalqirit
Vlerat ushqyese
Çdo 100 gram shalqi ka në përbërje 95,3 gramë ujë, 3,7 gram karbohidrate, 0,4 proteina, 0,2 gram fibra dhe sjell në organizëm jo më shumë se 16 kilokalori, praktikisht është i rekomandueshëm për ata që janë në dietë.
Për shkak të ëmbëlsisë, shumë mund të mendojnë se ka sheqer në përbërje, por në fakt shija e ëmbël i detyrohet disa substancave të veçanta aromatike.
Shalqiri është i pasur me shumë elementë, si fibrat, mineralet (fosfor, kalcium, kalium, hekur), vitaminat A dhe C si dhe B2, B1 e PP.
Ngjyra e kuqe i detyrohet likopenit, një lëndë e pranishme edhe te domatet, e cila njihet për efektin e saj antioksidues dhe lufton plakjen.
Shalqiri njihet për vetitë e tij antitumorale, në mënyrë të veçantë për parandalimin e kancerit të zorrës së trashë. Gjithashtu, ai mbron rrugët e frymëmarrjes dhe mëlçinë dhe lufton celulitin.
Një studim i kryer së fundmi nga Universiteti i Floridës ka arritur në përfundimin se hipertensioni mund të kontrollohet thjesht duke konsumuar shalqi. Kjo për shkak të citrulinës, një aminoacid që ndihmon në ekuilibrimin e presionit dhe mban elastike muret e enëve të gjakut.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












