Lajme
Finlanda është e gatshme të luftojë Rusinë nëse sulmohet
Finlanda është përgatitur për dekada për një sulm rus dhe do të bënte rezistencë të ashpër nëse ndodh, tha shefi i forcave të saj të armatosura.
Vendi nordik ka ndërtuar një arsenal të konsiderueshëm. Por përveç pajisjeve ushtarake, tha gjenerali Timo Kivinen, një faktor vendimtar është që finlandezët të motivohen për të luftuar.
“Linja më e rëndësishme e mbrojtjes është mes veshëve, siç e dëshmon lufta në Ukrainë për momentin”, tha Kivinen në një intervistë.
Finlanda luftoi dy luftëra në vitet 1940 kundër fqinjit të saj lindor, me të cilin ndan një kufi prej 1,300 km. Dikur një vend i paangazhuar, tani po aplikon për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s për shqetësimet se Rusia mund të pushtojë ashtu siç bëri me Ukrainën më 24 shkurt.
Që nga Lufta e Dytë Botërore, Helsinki ka mbajtur një nivel të lartë të gatishmërisë ushtarake./Reuters
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











