Lajme
BE forcon rregullat kundër dezinformimit në internet
Bashkimi Europian ka zbuluar planet për të forcuar kodin e tij katërvjeçar të praktikës kundër dezinformatave në internet.
Komisioni Europian njoftoi të enjten se më shumë kompani të teknologjisë, si Meta, Google, TikTok, Twitter dhe Microsoft, do të duhet të vendosin masa për të parandaluar këdo që përfitojnë nga pretendimet e rreme në internet.
Organizatat që pranojnë kushtet u ndalohet të shfaqin reklama me përmbajtjeje dezinformatash.
Ata gjithashtu zotohen të jenë më transparentë për reklamat politike dhe të ndërmarrin veprime kundër llogarive të krijuara automatikisht për të dërguar një mesazh ose për të publikuar automatikisht informacion.
Kodi i ri i BE-së iu prezantua Parlamentit Europian të enjten.
Udhëheqësit e BE-së kanë shprehur shqetësimin për dezinformimin që qarkulloi në internet gjatë pandemisë COVID-19 dhe propagandës ruse në mes të luftës në Ukrainë. Disa kompani si Apple, Telegram dhe Amazon ende nuk kanë nënshkruar Kodin e Praktikës së BE-së.
Dezinformimi “është një problem në rritje në BE dhe ne me të vërtetë duhet të marrim masa më të forta”, u tha gazetarëve në Bruksel nënpresidentja e Komisionit, Vera Jourova./Euronews
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












