Lajme
Apple akuzohet për ngadalësimin e modeleve të vjetra të iPhone
Apple po përballet me një padi prej 750 milionë paundësh në Britani, pasi një ekspert i të drejtave të konsumatorit ngriti të enjten një kërkesë, ku akuzon gjigantin e teknologjisë për ngadalësimin e fshehtë të modeleve të vjetra të iPhone.
Mund t’i duhet të dëmshpërblejë përdoruesit.
Justin Gutmann thotë se Apple ngadalësoi performancën e celularëve të vjetër iPhone kur përdoruesit bënë update, pasi iu tha se do të përmirësonin performancën e pajisjes së tyre. Ai pretendon se Apple nuk u tha kurrë përdoruesve se bërja update mund të ngadalësonte pajisjen e tyre.
Apple tha në një deklaratë se “ne kurrë nuk kemi bërë – dhe nuk do të bënim kurrë – asgjë për të shkurtuar qëllimisht jetën e ndonjë produkti të Apple, ose për të degraduar përvojën e përdoruesit”.
“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të krijojmë produkte që klientët tanë i duan dhe bërja e iPhone-ve të zgjasin sa më gjatë të jetë e mundur është një pjesë e rëndësishme e kësaj”, shtoi kompania.
Kërkesa e Gutmann në Gjykatën e Apelit të Konkurrencës kërkon dëmshpërblim për 25 milionë përdorues të iPhone në shumën prej 750 milionë paundësh. Kërkesa kërkon kompensim për zotëruesit e modeleve iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, SE, 7, 7 Plus, 8, 8 Plus dhe iPhone X.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











