Lajme
I nxehti afrikan “pushton” Europën në fundjavë
Europa po përgatitet për një valë të re të nxehti afrikan që pritet të kulmojë në gjithë kontinentin gjatë kësaj fundjave.
Ekspertët europianë të motit thonë se temperaturat do të arrijnë deri në 40 gradë celsius në Itali dhe Francë, e mbi 30 gradë në Gjermani. Vala me origjinë nga Afrika Verilindore ka pushtuar jugun e Spanjës, që këto ditë me temperatura që i kapërcejnë 35 gradë celsius.
I nxehti i këtij viti ka ardhur më herët se në gjithë këto 40 vjetët e fundit. Autoritetet po zbatojnë masa të jashtëzakonshme për të shmangur fatalitetet, siç ka ndodhur vitet e kaluara.
500 milionë euro ka akorduar qeveria franceze për planin e masave për përballimin e të nxehtit. Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në zona të freskëta, si plazhe, ose të shmangin daljet në sheshe gjatë orareve të pikut.
I nxehti pritet të shkaktojë thatësirë që mund të rrezikojë edhe zjarre nëpër pyje.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










