Lajme
Presidenti i KE-së: Kosova të marrë pjesë në iniciativat rajonale
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka vizituar sot Kosovën, ku është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin e me të cilët edhe kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media.
Michel ka deklaruar se kanë diskutuar për marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, ku thotë se për liberalizimin e vizave vendosin një nga një shtetet anëtare të BE-së.
Ai thotë se Kosova duhet të jetë e angazhuar në përparimin e dialogut me Serbinë dhe duhet të implementohen të gjitha marrëveshjet e kaluara.
“Ne patëm mundësinë që të diskutojmë mbi marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe themi se Ballkani Perëndimor është një prioritet strategjik dhe mirëpresim fokusin e juaj për implementimin e reformave dhe në çështjet kyçe, siç është sundimi i ligjit. E kemi diskutuar edhe liberalizmin e vizave dhe kam dëgjuar argumentet dhe e dini se shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin një nga një për këtë çështje. Angazhimi i Kosovës duhet të jetë i fokusuar në përparimin e dialogut Kosovë- Serbi. Duhet të implementohen të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe është koha që të shikojmë përpara dhe t’i avancojmë të gjitha këto për të mirën e gjithë regjionit”, tha presidenti i KE-së.
Sipas tij, Kosova të marrë pjesë në forumet regjionale dhe t’i implementojë të gjitha agjendat për një treg të përbashkët regjional.
“Dëshiroj që Kosova të marrë pjesë në forumet regjionale, të cilat do të forcojnë dhe t’i impelmentojë të gjitha agjendat për një treg të përbashkët regjional. Në fund në javën e ardhshme do të kem kënaqësinë që të takojë 27 liderët e BE-së dhe të do ta kem mundësinë që të shfaqim unitetin tonë dhe vendimet tona politike dhe të riafirmojmë konfirmimin tonë për vlerat tona të përbashkëta dhe do të jetë mundësi për të ndryshuar pikëpamjet dhe vendimet tona për të ardhmen”, ka deklaruar Michel./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













