Lajme
Rritet paga minimale në Gjermani
Zyrtarisht rrogat minimale në Gjermani do të rriten nga 1 tetori i vitit 2022.
Vendim i Bundestagut gjerman është një lajm shumë i mirë për miliona punëtorë në këtë vend, ku inflacioni mujor tashmë ka shënuar rritje marramendëse prej më shumë se 8%, që është rritja më e madhe prej Luftës së Dytë Botërore, transmeton albinfo.ch.
Nga ky vendim do të rriten pagesat minimale për një orë pune në 12 euro, do të përfitojnë mbi 6 milionë njerëz, e në radhë të parë femrat, ngase shumë shpesh për të njëjtë punë femrat paguhen më pak se burrat.
Po ashtu, pagesat minimale për një orë punë në Gjermani aktualisht janë 9 euro e 82 centë, në korrik pagesa minimale për një orë pune do të rritet në 10,45 centë, e në tetor do të rritet në 12 euro për një orë. Sipas të dhënave të qeverisë gjermane, nga ky vendim do të përfitojnë më shumë se gjashtë milionë punëtorë.
Një lajm premtues për rroga minimale vjen edhe nga Bashkimi Evropian, e ai ka të bëjë me të gjitha vendet anëtare të BE-së. Parlamenti Evropian dhe shtetet e BE-së kanë rënë dakord që të hartohen standarde të përbashkëta për pagat minimale në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë se rrogat minimale në vendet e BE-së duhet të mbulojnë të paktën 80% të marrëveshjeve kolektive, e niveli i rrogave duhet të rishikohet dhe të përditësohet të paktën një herë në dy vite. Kjo nuk do të thotë se rrugat minimale në të gjitha vendet do të jenë të njëjta, por duhet të jenë të paktën 80 për qind e marrëveshjeve kolektive në vendin përkatës. Me këtë vendim parashikohet rritja e rrogave dhe përmirësimi i jetës për dhjetëra miliona njerëz të cilët në vende të ndryshme të BE paguhen nën rrogat minimale.
Vendet anëtare duhet të vendosin vet pagat minimale. Por rregullorja e miratuar vendos kornizën e vendimmarrjes, kurse diplomatët e BE-së thonë se ky është një hap shumë i madh që njerëzit të paguhen në mënyrë të dinjitetshme për punën e bërë. Pas miratimit zyrtar të kësaj marrëveshjeje në Parlamentin e BE-së, vendet anëtare do të kenë dy vjet në dispozicion për ta miratuar zyrtarisht këtë vendim.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









