Lajme
Kosova shënoi deficit tregtar prej 3,9 miliardë eurove më 2021
Tregtia e mallrave të Kosovës në vitin 2021 regjistroi një deficit tregtar në vlerë prej 3,9 miliardë euro, ose 39.2% krahasuar me vitin 2020.
Totali i eksporteve në këtë vit ishte 755,7 milionë euro, ndërsa importi 4,6 miliardë euro. Eksporti mbulon importin për vetëm 16.1%.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, grupmallrat që patën rritjen më të madhe të eksporteve vitin e kaluar ishin produktet bimore me 31,9 milionë euro, ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan me 57,7 milionë euro, plastikë, gome dhe artikuj prej tyre me 80,4 milionë euro.
Përsa i përket importeve, ecurinë më të mirë e regjistruan ushqime të përgatitura, pije, pije alkoolike dhe duhan me 555,9 milionë euro, produkte të industrisë kimike me 355,8 milionë euro, plastikë, gome dhe artikuj prej tyre me 338,8 milionë euro.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 237,7 milionë euro, ose rreth 31.5% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 45.4%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania me 8.2%, Italia me 8%, Holanda me 2.7%.
Vendet e BE-së mbulojnë pjesën më të madhe të importeve të përgjithshme të Kosovës me rreth 2 miliardë euro, ose 44.3% të totalit. Kosova ka importuar më shumë mallra nga Gjermania 13.1%, Italia 5.9%, Greqia 4.4%, Sllovenia 3.8% dhe Polonia 2.8%.
Gjatë vitit 2021 eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 278,4 milionë euro, ose 36.8% të eksporteve të përgjithshme dhe partnerët kryesorë ishin Shqipëria me 14.7%, Maqedonia me 11.5%, Serbia me 5.9% dhe Mali i Zi me 3.3%. Ndërsa, importet nga këto vende arritën në 892,5 milionë euro, ose 19.1% të totalit dhe partnerët kryesorë ishin Serbia me 6.5%, Shqipëria me 5.7%, Maqedonia 5.2%.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










