Lajme
Detaje nga projekti që lidh Prishtinën me Durrësin përmes Portit të Thatë
Para dy javësh, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur një delegacion të një kompanie projektuese nga Holanda, të cilët i kanë prezantuar planin për Portin e Durrësit.
Aty parashihej edhe ndërtimi i Portit të Thatë në Prishtinë. Për këtë projekt, ka folur mbrëmë në Pressing të T7 ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastukturës, Liburn Aliu.
Në Prishtinë pritet të ndërtohet një Port i Thatë. Ndërtimi i këtij porti parashihet në kuadër të projektit për Portin e Durrësit, pamjet e të cilit u publikuan nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Detaje rreth këtij projekti ka dhënë ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastukturës, Liburn Aliu.
Aliu ka thënë se ndërtimi i këtij porti do të jetë mundësi e mirë zhvillimi për Kosovën, shkruan Express.
“I kemi ba këto raportet e fizibilitetit, i kemi nënshkru marrëveshjet me Republikën e Shqipërisë dhe idenë e ndërlidhjes të dy porteve, të Portit të Durrësit dhe Portit të Tivarit që puqen në Shkodër dhe që ndërlidhen me një Port të Thatë në Prishtinë, dhe i cili ka me qenë pasqyrim i Portit të Durrësit ka me qenë një mundësi e mirë zhvillimi për Kosovën”, ka deklaruar Aliu.
Ai tregoi se kanë analizuar çdo detaj sa i përket mallit që vjen në Portin e Durrësit e sa do të ishte vëllimi me Portin e Thatë në Prishtinë.
Sipas Aliut, ky port e shndërron Prishtinën në “njëfarë ndërvarësie” mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
“Porti i Thatë në Prishtinë ka qenë ide, e cila është diskutuar edhe me Ministrinë e Republikës së Shqipërisë, pra edhe në Portin e Durrësit, i kemi analizu sa janë, sa është vëllimi i mallit që vjen në Portin e Durrësit sot, sa do të mund të ishte vëllimi kur të lidhet me Prishtinën e Prishtina pastaj me gjithë regjionin përmesmes linjave ekzistuese rrugore, kjo e rritë edhe vëllimin e punës në Portin e Durrësit, por edhe Prishtinën e shndërron në njëfarë ndërvarësie të të dyja vendeve, në Portin e Thatë në Prishtinë”, ka thënë Aliu në Pressing të T7.
Ndryshe, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamjet e para se si do të duket Porti i Durrësit dhe Porti i Thatë në Prishtinë.
Në kuadër të këtij projekti, në Prishtinë do të bëhet një terminal.
Pasi u prezantua projekti, Rama tha se ky do të bëhet praktikisht edhe port i Prishtinës.
“Shkëlqyer, pra ju keni shtuar Prishtinën apo jo. Është fantastike, praktikisht ky bëhet edhe port i Prishtinës”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë












