Lajme
Gjermani: Treni del nga shinat, tre të vdekur e 16 të plagosur
Raportohet se të paktën tre persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën, pasi treni doli nga shinat pranë resortit gjerman të skive, njofton albinfo.ch.
Referuar raportit të policisë gjermane, 16 persona janë lënduar pasi një tren në Gjermani doli nga shinat pranë një vendpushimi alpin në jug të shtetit.
Sipas policisë gjermane, të vdekurit janë nga të gjitha moshat, e 16 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, shkruan Dailymail.
Menjëherë pas aksidentit, gjashtë helikopterë të shpëtimit janë parë në vendngjarje, dhjetëra ambulanca, zjarrfikës e vinça për shpëtim.
Thuhet se treni që doli nga shinat po shkonte në veri nga Alpet Gjermane për në Mynih, pranë qytetit turistik të Gramisch-Partenkirchen.
Linja midis Garmisch-Partenkirchen dhe Oberau, në veri të vendit të aksidentit, është mbyllur, ndërkohë të lëndurave po u jepet ndihma. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












