Lajme
Kosova ka sistemin më të mirë tatimor në botë
Rozeta Hajdari: Një kompani e huaj na tha se Kosova ka sistemin më të mirë tatimor në botë
Bëhet e ditur se ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka pritur në takim dje përfaqësuesit e kompanisë “LIDL”, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj, përfaqësuesit e kompanisë LIDL, e cila pritet të investojë në Kosovë, konkluduan se Kosova ka shumë potenciale konkurruese për investime dhe se është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë.
“Me delegacionin e kompanisë LIDL u përshendetëm me zotimin e tyre që do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë, gjersa konkluduan se Kosova ka shumë potenciale konkurruese për investime dhe, ndër të tjera, është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë.
Ne mbetemi të përkushtuar dhe në dispozicionin e investitorëve LIDL, për t’u lehtësuar hapat e tyre për të bërit biznes në Kosovë, për më shumë vende pune për të rinjtë tanë dhe për rritje të cilësisë dhe standardeve të një sërë ushqimesh dhe produktesh të freskëta me cilësi të lartë në vendin tonë dhe në botë”, ka shkruar Hajdari.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











