Lajme
Papunësia në Rusi mund të rritet për shkak të sanksioneve
Ministri rus i Ekonomisë, Maksim Reshetnikov, thotë se në Rusi mund të ketë shkurtime të vendeve të punës dhe rënie të investimeve të huaja, për shkak të sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore.
Gjatë një konference për mediat, Reshetnikov u shpreh se papunësia qëndron në nivelin e 4%, por mund të ndryshojë.
“Një krizë e zgjatur mund të çojë në një ulje të punësimit. Ne shohim se këtu ka rreziqe”, shtoi ai.
Ekonomia e Rusisë është goditur nga sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore që prej muajit shkurti, kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës.
Sanksionet e para detyruan tregun e aksioneve në Rusi të mbyllej përkohësisht, me njerëzit të cilët mbanin radhë në bankomate për të tërhequr kursimet e tyre.
Megjithatë, rubla është kthyer në nivelet e paraluftës falë ndërhyrjeve të Bankës Qendrore të Rusisë./BBC
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










