Lajme
Ushqimet që ndihmojnë në përmirësimin e shikimit
Një dietë e shëndetshme siguron lëndë ushqyese thelbësore, që ndihmojnë të mbani sytë tuaj të shëndetshëm. Për shembull, është e njohur se vitamina A është thelbësore për shikimin dhe mungesa e saj mund të sjellë pasoja.
Studimet e fundit kanë treguar po ashtu se vitamina C, vitamina E, betakaroten dhe lutein mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të degjenerimit makular të përparuar, të lidhura me moshën, një shkak kryesor i verbërisë te të moshuarit. Sakaq, acidet yndyrore omega-3 mund të ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga degjenerimi i retinës.
Sigurisht, është e rëndësishme të theksohet se studiuesit përdorën sasi të mëdha të lëndëve ushqyese në këto studime – të ngjashme me ato që mund të gjeni në shtesa dietike të formuluara posaçërisht. Ushqimet e mëposhtme janë të larta në një ose më shumë nga këto lëndë ushqyese që mbrojnë sytë.
Karotat
Konsumoni sa më shumë karota, pasi ato sigurojnë vitaminën A dhe pararendësin e saj, beta-carotene. Vitamina A është thelbësore për shikimin, sepse është e nevojshme për të formuar rodopsin, e cila është një proteinë që thith dritën në retinë. Vitamina A është gjithashtu e nevojshme për funksionimin normal të korneas dhe membranave që rrethojnë sytë tuaj.
Karotat janë gjithashtu të pasura me kalium dhe fibra, ndërsa janë të ulëta në kalori dhe thuajse pa yndyrë.
Portokaj
Portokajtë janë të mirë për shikimin tuaj, sepse janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, e cila u përdor në Studimin e Sëmundjeve të Syrit të lidhur me moshën. Vitamina C është gjithashtu një antioksidant dhe trupi ynë ka nevojë për të. Portokajtë do të bëjnë më shumë sesa t’i mbajnë sytë tuaj të shëndoshë. Kush ka sy të thatë dhe të ndjeshëm, duhet të evitojë përdorimin e lenteve të kontaktit, sepse ato përkeqësojnë gjendjen e syrit. Këto këshilla mund t’i merrni shumë mirë te mjeku juaj.
Çdo person, i cili vendos të mbajë lente kontakti, duhet të këshillohet me mjekun për të bërë një minipraktikë mbi mënyrën dhe përdorimin e tyre.
Luleshtrydhet
Luleshtrydhet janë po ashtu të mbushura me vitaminë C, kështu që mund të ndihmojnë për të mbrojtur sytë tuaj nga sëmundjet e lidhura me moshën. Luleshtrydhet janë të pasura edhe me folate (një vitaminë B) dhe fibra.
Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë A, beta-karoten, kalium dhe fibra, ashtu si karotat, kështu që janë gjithashtu të mira për shëndetin e syve tuaj.
Spinaqi
Spinaqi është i lidhur me shëndetin e syve, sepse përmban luteinë, e cila lidhet me vitaminën A. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që hanë perime me gjethe jeshile të pasura me lutein mund të kenë një rrezik të zvogëluar të degjenerimit makular. Spinaqi ju jep hekur, vitaminë K dhe folate, dhe është shumë i ulët në kalori.
Arrat
Arrat janë të mira për sytë tuaj, sepse ato përmbajnë vitaminë E dhe një sasi të konsiderueshme të acidit alfa-linolenik, i cili është versioni bimor i acidit yndyror omega-3. Arrat janë gjithashtu të pasura me zink dhe minerale të tjera, plus disa vitamina komplekse B.
Peshku
Salmoni është i mirë për sytë e shëndetshëm, sepse përmban sasi të konsiderueshme të acidit yndyror omega-3 — më shumë se çdo lloj tjetër peshku apo prodhime deti. Studimet tregojnë se njerëzit që kanë një konsum më të madh të këtyre acideve yndyrore, mund të kenë më pak të ngjarë të vuajnë nga sytë e thatë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












