Lajme
Humb jetën nga një aksident 17-vjeçarja kosovare në Gjermani
Ishte duke shkuar në shkollë, goditet nga një vetur
Raportohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në Gjermani, ku 17-vjeçarja, D.R., me prejardhje nga Kosova, ka humbur jetën pasi u godit nga vetura derisa ishte duke shkuar në shkollë, informon albinfo.ch.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur vetë familjarë e së ndjerës përmes rrjeteve sociale.
“Familjarë, miq dhe shokë, deshta ta ndaj një dhimbje të thellë në zemren time dhe të familjes. Më 24.05. 2022, me rastin e vdekjes së mbesës sime (vajzës së motrës) D. R., e cila humbi jetën dje si pasojë e goditjes me veturë derisa ishte duke shkuar në shkollë në Gjermani. Ishte në lule të rinisë, edhe 1 muaj i mbushte 18 pranvera, një vajzë me tipare tamam shqiptare , gjithashtu në javën e ardhshme e kemi pritur që të na vizitonte dhe besoni se me gëzim e kishte përgatitur valigjen, d.m.th. 1 javë përpara, ndërsa tani po e presim të vijë në arkivol”, ka shkruar daja i saj në Facebook.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit të Pejës.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












