Lajme
Ekskursioni i nxënësve të Shkollës Shqipe në Bavari
Në ekskursion morën pjesë shumë nxënës nga shkollat e Mynih-ut, Holzkirchen, Starnberg-ut, Freising-ut, Garching-ut, Fürstenfeldbruckut-ut, Mainburg-ut, Rosenheim-it, Deggendorf-it, Nürnberg-ut, Abensberg-ut, Landau-t dhe Dingolfing-ut
Në kuadër të aktiviteteve për vitin shkollor 2021-2022, Shkolla Shqipe në Bavari zhvilloi dje, një eskursion në parkun e lojërave “Voglsam” në Schönau.
Në ekskursion morën pjesë shumë nxënës nga shkollat e Mynih-ut, Holzkirchen, Starnberg-ut, Freising-ut, Garching-ut, Fürstenfeldbruckut-ut, Mainburg-ut, Rosenheim-it, Deggendorf-it, Nürnberg-ut, Abensberg-ut, Landau-t dhe Dingolfing-ut.
Mbi 135 nxënës të shoqëruar me autobusë, nën mbikëqyrjen e mësimdhënësve dhe kryesisë së LAPSH-it u bashkuan dje, në orën 11:00 në Schönau.
Festa filloi sapo nxënësit hipën në autobus, të cilët u njohën me njëri tjetrin, flisnin, këndonin në shqip mes haresë dhe gëzimit, që dukshëm pasqyrohej në fytyrat e tyre që shndrisnin.
Ekskursioni vazhdoi sipas agjendës së vet, përmes lojërave tërheqëse, surprizave të shumta, bisedave të ndryshme mes nxënësve dhe mësuesve. Në këtë eveniment nuk mungoi as muzika shqiptar dhe as vallet folklorike.
Por, ashtu siç e kërkon tradita jonë shqiptare, festën e pasuruan ushqimet e shumta e të shijshme shqiptare, të cilat ishin përgatitur me shumë kujdes nga nënat dhe mësueset.
Për të gjithë nxënësit pjesëmarrës ishte një eksperiencë e veçantë, një ngjarje mbresëlënëse, shumë çaste të bukura, që krijojnë një urë lidhëse dhe bashkëpunuese të brezit të lindur në Diasporë.
Urojmë të kemi aktivitete të tjera në vazhdim, me një pjesëmarrje edhe më të gjerë të nxënësve tanë si dhe atyre të rinj, që dëshirojnë t’i bashkohen së shpejti Shkollës Shqipe.
Falënderojmë nga zemra të gjithë ata, të cilët mundësuan këtë aktivitet të bukur dhe frytdhënës.
Të dashur fëmijë dhe prindër shqiptar, bëhuni edhe ju pjesë e Shkollës Shqipe!
Ju mirëpresim!
Le të flasim, të festojmë, të bisedojmë, të gëzojmë së bashku në shqip, duke i transmetuar brezit të ri gjuhën, kulturën dhe traditën tonë të bukur.
Shkolla Shqipe në Bavari
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë








