Lajme
Kurti: Po përgatitemi për të aplikuar për anëtarësim në NATO dhe BE
Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur mbledhjen e 47-të të Këshillit të Përgjithshëm. Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe kryetari i kësaj partie, njëherësh kryeministri Albin Kurti.
Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të Këshillit, Kurti ka shtuar se tash imazhi i Kosovës ka një përmbajtje më të re si në kuptimin politik, ashtu edhe ekonomik.
Ai ka përmendur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke thënë se janë duke i bërë përgatitjet për aplikim edhe në NATO dhe BE, shkruan Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
“Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi ynë në KE është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë më shumë në fushën e drejtësisë. Jemi duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Partneritetin e Paqes në kuadër të NATO-s, e do të aplikojmë edhe për anëtarësim në BE”, ka thënë Kurti.
Kryeministri u shpreh se një vit qeverisje ka qenë mjaft sfidues, duke përmendur pandeminë, krizën energjetike, agresionin rus në Ukrainë e shumë çështje të tjera.
Kurti ka shtuar se gjatë këtij viti krahas sfidave, kanë shënuar progres edhe në disa fusha.
“Kemi shënuar rritje ekonomike, kemi bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sistemit të drejtësisë, kemi luftuar krimin e korrupsionin, kemi avancuar aleancat dhe kemi forcuar raportet me shtet mike. Kosova është bërë fanar i demokracisë në rajon”, ka thënë Kurti.
Kurti ka folur edhe për vizitën e tij zyrtare dy javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri ka shtuar se gjatë kësaj vizite ka takuar 7 senatorë dhe 12 kongresistë, dhe 7 zyrtarë të lartë të qeverisjes amerikane.
Kjo mbledhje është duke u drejtuar nga Hydajet Hyseni–Kaloshi.
Hyseni në fillim të kësaj mbledhje ka kërkuar nga të gjithë delegatët që të mbajnë një minutë heshtje në nderim të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ka ndërruar jetë dje.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë Pas fitores së mbrëmshme ndaj Irlandës, ekipi i Kosovës i është rikthyer menjëherë përgatitjeve për sfidën... -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











