Lajme
Franca e Gjermania i përgjigjen Putinit pas kushtëzimeve për rihapjen e eksportit të drithërave
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duket se ka kushtëzuar rihapjen e mundshme të eksporteve të drithërave të Ukrainës me një lehtësim të sanksioneve, që Perëndimi vendosi ndaj Moskës pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Por, presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë u kundërpërgjigjën se për lehtësim të sanksioneve duhet tërheqja e trupave të Rusisë dhe një përpjekje “serioze” për paqe nga Moska.
Në një bisedë telefonike më 28 maj, Putin i tha presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, se “Rusia është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e mundësive për të mos penguar eksportin e drithërave, përfshirë edhe eksportet e drithërave ukrainase nga portet e Detit të Zi”, njoftoi Kremlini.
Por, ai e ndërlidhi lehtësimin e bllokadës së Rusisë apo të porteve të Ukrainës me heqjen e sanksioneve të ashpra që Perëndimi i vendosi Moskës pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ndërkaq i tha presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se shteti i tij dhe partnerët e G7-s po punojnë për të ndihmuar Ukrainën që të rikthejë eksportet e drithërave.
Por, Kremlini tha se ka një ndërlidhje midis sanksioneve ndërkombëtare dhe heqjes së pengesave për eksportet dhe për këtë temë është biseduar në bisedën midis Putinit me Macronin dhe Scholzin.
“Një rritje e furnizimeve të fertilizuesve rusë dhe produkteve të agrikulturës po ashtu mund të ndihmojë në uljen e tensioneve në tregun botëror ushqimor, që sigurisht kërkon heqjen e sanksioneve të rëndësishme”, tha Kremlini.
Ukraina është një prej eksportuesve më të mëdha në botë të grurit, misrit dhe vajit të lulediellit, por forcat ruse aktualisht kanë bllokuar portet e saj në Detin e Zi, duke vënë në rrezik furnizimet.
Putin po ashtu paralajmëroi Macronin dhe Scholzin kundër vazhdimit të furnizimit të Ukrainës me armë, duke thënë se kjo mund të destabilizojë edhe më tej situatën.
Berlini tha se në këtë bisedë 80-minutëshe, Scholz dhe Macron i bën thirrje Putinit të angazhohet në “bisedime të drejtpërdrejta serioze” me presidentin ukrainas Zelensky, “dhe të gjejnë zgjidhje diplomatike për konfliktin”.
Scholz po ashtu tha se i kanë kërkuar presidentit rus një armëpushim të menjëhershëm “dhe tërheqje të trupave ruse”.
Ndërkaq, në njoftimin e Presidencës franceze, u tha se Putinit iu kërkua që të lirojë mijëra luftëtarë ukrainas që janë zënë rob në fabrikën e çelikut Azovstal, në qytetin ukrainas të Mariupolit.
“Presidenti i Republikës dhe kancelari gjerman kërkuan lirimin e afër 2,500 mbrojtësve të fabrikës Azovstal, të cilët janë të burgosur të luftës nga forcat ruse”, tha Presidenca franceze/rel
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












