Lajme
Parashihet recesion ekonomik global
Udhëheqësi i Bankës Botërore, David Malpass ka paralajmëruar se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të shkaktojë recesion ekonomik botëror, pas rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë.
Malpass ka thënë në një takim me bizneset në Shtetet e Bashkuara se është e vështirë “të gjenden rrugë për ta shmangur recesionin”. Sipas tij edhe disa seri të masave izoluese në Kinë janë duke shtuar shqetësimet për situatën ekonomike.
Komentet e tij përbëjnë paralajmërimin e fundit se ekonomia botërore mund të tkurret.
“Teksa shikojmë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) është e vështirë të shohim shmangie të recesionit. Vetëm ideja e dyfishimit të çmimeve të energjisë, mjafton për të nxitur recesionin”, ka thënë Malpass, pa dhënë detaje tjera.
Muajin e kaluar, BB ka zvogëluar parashikimet për rritje ekonomike këtë vit, në 3.2 për qind.
PBB-ja është masë për të matur rritjen ekonomike dhe ndër mënyrat më të rëndësishme për të matur sa mirë apo keq është duke performuar një ekonomi, dhe vëzhgohet nga afër prej ekonomistëve dhe bankave. Po ashtu, kjo u ndihmon bizneseve të vlerësojnë se kur duhet të zgjerohen, të rekrutojnë më shumë punëtorë, apo të investojnë më pak dhe të zvogëlojnë fuqinë punëtore.
Qeveritë po ashtu e përdorin PBB-në për të marrë vendime për gjithçka, duke nisur nga taksat e deri te shpenzimet, derisa bankave u ndihmon të marrin vendime se kur të rritin apo të ulin normat e interesit.
Sipas kreut të Bankës Botërore ka thënë se shumë vende evropiane janë ende shumë të varura nga nafta dhe gazi rus. Ai ka bërë këto deklarata, pavarësisht se disa shtete të Perëndimit kanë bërë plane për të zvogëluar varësinë nga energjia ruse. Malpass tha se nëse Rusia ndal furnizimet me gaz, kjo gjë mund të shkaktojë “ngadalësim të konsiderueshëm” të ekonomisë në rajon.
Ai ka thënë se çmimet e larta të energjisë veçse janë duke rënduar mbi Gjermaninë, e cila përbën ekonominë më të madhe në Evropë dhe të katërtën në botë.
Malpass ka thënë se shtetet në zhvillim po përballen edhe me mungesë të ushqimit dhe energjisë/rel
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













