Lajme
Përhapja e Lisë së majmunit në Evropë, sa raste janë shënuar deri më tani?
Përhapja e lisë së majmunit mbetet e kontrolluar dhe e kufizuar
Teksa u përpoq të qetësojë botën në një deklaratë ditën e martë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rastet e konfirmuara jashtë vendeve ku virusi përhapet normalisht, kanë shkuar në 131 që prej 7 majit.
“Gjëja më e rëndësishme aktualisht është të kuptojmë se përhapja e Lisë se majmunit mund të kontrollohet përmes gjurmimit të rasteve dhe izolimit”, tha Rosamund Lewis, eksperte e OBSH-së, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Ndërsa thekson se përhapja e Lisë së majmunit po trajtohet si situatë shqetësuese, ekspertja e OBSH-së thekson se individët janë shumë pak të rrezikuar nga virusi dhe se ai po evidentonte kryesisht te burra homoseksualë apo biseksuale. Rastet që po shohim aktualisht janë kryesisht burra, që e cilësojnë veten si homoseksualë, biseksualë apo burra që kryejnë marrëdhënie me persona të së njëjtës gjini. Nuk e dimë ende nëse bëhet fjalë për një infeksion që transmetohet seksualisht. Mënyra kryesore e transmetimit është ajo përmes kontaktit të lëkurës. Nuk e dimë ende nëse mund të transmetohet edhe përmes lëngjeve të lëkurës”, tha Rosamund Lewis.
Lija e majmunit është kryesisht infeksion i lehtë viral i kthyer në endemik në pjesë të Afrikës perëndimore dhe qendore. Përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe deri më tani rrallë ishte evidentuar në pjesë të tjera të botës. Shumica e rasteve të reja janë zbuluar në Europë, me Gjermaninë që u bë e fundit që njoftoi izolim 21 ditor për personat e prekur. Simptomat përfshijnë temperature dhe irritim të lëkurës.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









