Lajme
Flaka Goranci, me shfaqje të re në Zvicër, sjell rolin e Carmen
Flaka Goranci nga vetë emri i saj duket sikur të ketë qenë e destinuar për të ndezur zemrat e publikut. Mezzosopranoja e ka nisur jetën artistike në fillimet e luftës, e mbase vuajtjet që ka kaluar e bënë atë që është sot. E lindur në Kosovë, ajo filloi të studiojë piano që në moshën 7-vjeçare në qytetin e Gjakovës. Pasi ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, fitoi bursë nga “Buchmann-Mehta School of Music” në Tel Aviv, duke vazhduar me një master dyvjeçar. Më pas u zhvendos në Vjenë, ku iu dha çmimi “Hildegard Zadek Stiftung” që mbështet këngëtarët operistikë të rinj. Në moshën 22-vjeçare debutoi në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë si Rosina në “Berberin e Seviljes”.
Flaka ka interpretuar dhe me Orkestrën Simfonike të Hamburgut, ku këndojnë emrat më të njohur në botë. Ajo ka performuar në shumë skena prestigjioze si “Theater an der Wien”, “Vienna Konzerthaus”, “Gläserner Saal Musikverein”, “Stefaniensaal Graz”, “MuTh hall”, në koncertin “Vatroslav Lisinski” etj. Role të tjera përfshijnë Cherubino, Dido, Dorabella etj.
Pas sukseseve të fundit si producente, kompozitore dhe këngëtare, me CD-projektin e saj për gratë kompozitore nga e gjithë bota të titulluar ‘’La Femme’’, Flaka Goranci ka udhëtuar për në Langenthal të Zvicrës, për të realizuar një ndër rolet më të mrekullueshme, atë të Carmen, në shfaqjen operistike me po të njëjtin titull të kompozitorit francez Bizet.
Vlen të theksohet se është hera e dytë që ajo ftohet në Zvicër me po të njëjtin rol. Qysh herën e parë performanca e saj është vlerësuar mjaft lart nga kritika zvicerane, duke njohur vështirësitë që ka ky rol, si vokale, po ashtu edhe në paraqitjen skenike.
Carmen do ta ketë premierën më 22 qershor
Kjo shfaqje operistike është duke u përgatitur me regjisor Andrea Zogg dhe nën dirigjimin e Bruno Lauschner. Shfaqja do të prezantohet në Gartenoper Langenthal.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









