Lajme
Shteti që ka karburante vetëm edhe për 1 ditë
Ishte një fjalim rrëqethës, për një kryeministër që sapo ka filluar mandatin e tij dhe në teori duhet të sjellë shpresë tek votuesit e tij.
“Në këtë moment, në rezervat tona shtetërore kemi karburant vetëm për një ditë. Muajt e ardhshëm do të jenë më të vështira të jetës tonë. Duhet të përgatitemi për sakrifica të mëdha. Nuk kam dëshirë t’ju mashtroj duke t’ju gënjej për të vërtetën”, ishin fjalë të kryeministrit të Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, që mori postin më të lartë ekzekutiv të ishullit aziatik të enjten e kaluar, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Ish-kolonia britanike me rreth 22 milionë banorë, që ka vuajtur me dekada një luftë civile të ashpër, nga e cila doli vetëm në dhjetëvjeçarin e fundit, ndodhet në një gjendje ekonomike të rëndë, ndoshta më e rënda nga pavarësia më 1948.
Vendi është afër falimentimit, nuk ka paguar rreth 7 miliardë dollarë hua këtë vit, dhe nuk dihet si do të paguajë edhe 25 miliardë të tjera brenda vitit 2026.
Vështirësi në ekonominë vendase, por edhe dy vite pandemie si dhe rritja e menjëhershme e çmimeve të naftës dhe drithërave po krijojnë atë që cilësohet si “stuhia perfekte”, një kolaps ekonomik, nga i cili vendi mund të mos ngrihet për shumë kohë, pa ndihma domethënëse.
Organizatat ndërkombëtare, duke filluar nga FMI dhe Banka Botërore, po studiojnë paketa ndihme për vendin, dhe më konkretisht të paktën dy anije me karburant dhe ushqim nga India do të mund të lehtësojnë gjendjen për disa javë, duke shënuar edhe një afrim të Kolombos zyrtare me Nju Delhin, aty ku tradicionalisht marrëdhëniet kanë qenë plot mosbesim reciprok.
Por e ardhmja mbetet e zymtë, dhe këtë e kanë kuptuar edhe banorët e ishullit, që prej javësh po protestojnë në kryeqytetin Kolombo, ku radhët për të marrë sadopak karburant mund të zgjasin gjithë ditën.
Përtej karburanti, mungesa e energjisë po shndërrohet në përditshmëri, dhe shtohet ankthi për mungesa të theksuara edhe për sa i përket furnizimit të disa ilaçeve të domosdoshme.
Por shqetësimi po shtohet edhe midis ekspertëve ekonomikë, dhe jo vetëm për fatin e Sri Lankës. Ishulli aziatik sipas disave mund të jetë vetëm rasti i parë i një vështirësie që do të mbërthejë si një “efekt domino” një pjesë të mirë të vendeve në zhvillim, veçanërisht të atyre që varen shumë nga furnizimet ruse dhe ukrainase. Një alarm i lëshuar edhe nga kreu i Bankës Boërore, David Malpass, një muaj më parë, aty ku paralajmëroi se “vendet në zhvillim do të përballen me rritje të fortë të çmimeve të energjisë, plehëruesve dhe të ushqimit, ashtu si edhe të interesit bankar, do të goditen rëndë”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













