Lajme
Një rrugë në Bronks të Nju-Jorkut u emërtua Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Inaugurohet rruga “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Nju Jork
Dje një rrugë në lagjen Bronks të Nju-Jorkut u emërtua me emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, njofton albinfo.ch.
Kjo ceremoni mblodhi një numër të madh të pjesëtarëve të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët festuan me këngë e valle.
Përveç emërtimit që mori rruga e re, një tjetër rrugë në Nju-Jork e mban emrin e veprimtarit të shquar shqiptar, Fan Noli.
Në tubim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë, si udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, ligjvënësit Adriano Espalliat dhe Richie Torres, si dhe kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams.
Ata shprehën vlerësimin e tyre për kontributin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara.
Për më shumë VIDEO:
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











