Lajme
Vetëm 35 inspektorë të punës janë aktiv në Kosovë
Zëvendëskryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Agim Millaku në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kanë ta angazhuar 35 inspektorë që bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve në gjithë territorin e Kosovës.
Millaku tha se numri i inspektorëve është i vogël krahasuar me numrin e madh të bizneseve. Sipas tij, ligji ka përcaktuar shkallën e gjobave dhe inspektorët e kanë të drejtën e shqiptimit të tyre kur hasen në shkelje të të drejtave.
“Tani për tani i kemi 35 inspektorë që ushtrojnë mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve në gjithë territorin e Kosovës. Prej 35 inspektorëve, 8 i kemi serb, 27 të tjerë janë komuniteti shqiptar. Është numër i vogël krahasuar me numrin e madh të bizneseve dhe problematikave që shtrohen para shoqërisë tonë në raport me punëdhënës dhe punëmarrës por edhe nga siguria dhe shëndeti në punë”.
“Shkeljet e punëtorëve janë nga më të ndryshmet. Por problemi më i madh është shkelja e të drejtave nga siguria dhe shëndeti në punë sepse aty atakohet jeta dhe shëndeti i punëtorëve në punë. Për momentin ligji ka përcaktuar shkallën e gjobave, ku inspektorët e kanë të drejtën e shqiptimit të gjobave”, tha Millaku.
Tutje, ai shtoi se palët e pakënaqur me vendimet e Inspektoratit të Punës mund të ngrisin rastin në gjykatë.
Numri më i madh i aksidenteve rezulton të jetë nga sektori i ndërtimtarisë, andaj Millaku kërkon më shumë përkrahje nga Qeveria e Kosovës, raporton EO.
“Rastet në gjykatë shkojnë me konflikt administrativ, palët e pakënaqur me vendimet e inspektorëve të punës mund të ngrisin rastin në gjykatë. Kur ka raste të lëndimeve në punë dhe elemente të veprave penale, atëherë raportin e përcjellim në prokurori dhe prokurori është ai që vendos a të vazhdohet më tutje. Që nga fillim i punës e deri tek përfundimi i punës i shkelet e drejta punëtorit”.
“Ne kemi problematikën kryesore sepse numri më i madh i aksidenteve ka rezultuar të jetë nga ndërtimtaria. Por nuk do të thotë që nuk kemi rrezik potencial edhe në veprimtari të tjera qoftë në prodhim, qoftë tregti e transport që nuk përjashtohet mundësia e aksidenteve. Nga Qeveria kërkojmë përkrahje më të madhe dhe kanë një synim të mirë në kuptimin e ndihmës në konsolidimin e inspektoratit të punës në tersi”, tha ai.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











