Lajme
Putin del me mesazh për Perëndimin
Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Perëndimi është duke dëmtuar interesat e tij dhe drejtpërdrejt është duke provokuar një krizë globale me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për ndërhyrjen e saj ushtarake në Ukrainë.
Duke vënë në dukje rritjen e ndjeshme të inflacionit, Putin tha në mbledhjen e qeverisë për çështjet ekonomike se çmimet e mallrave janë rritur me më shumë se 11% në Eurozonë.
Gjatë fjalës së tij që u transmetua në kanalin shtetëror të lajmeve Rossiya 24, lideri rus paralajmëroi se vazhdimi i obsesionit me sanksione do të çojë në mënyrë të pashmangshme në pasojat më komplekse, gati të pakthyeshme për Bashkimin Evropian, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Putin tha gjithashtu se elitat e vendeve perëndimore janë fajtore për shkaktimin e efekteve të dëmshme për vendet më të varfra, duke sugjeruar se ata janë të gatshëm të sakrifikojnë pjesën tjetër të botës në mënyrë që të ruajnë dominimin e tyre global.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












