Lajme
Buka më e mirë, buka integrale
Bukë pa gluten, Bukë me elb, Bukë me thekër?
Cila prej tyre është më e mira për shëndetin tuaj?
Buka integrale nuk irriton zorrët dhe e mbush më shpejt stomakun, duke dhënë ndjesinë e ngopjes. Në përbërjen e saj nuk ka vetëm vlera ushqyese dhe energjike, por ka shije, është e pazëvendësueshme, i përket tokës, grurit që është simbol i jetës dhe rilindjes.
Buka integrale, sidomos ajo e bërë me brumë të ardhur nga maja natyrale, është më e mira për njerëzit që kujdesen për shëndetin. Duke mos përmbajtur shumë niseshte, ka më pak kalori sesa buka e bardhë dhe e jep më shpejt ndjesinë e ngopjes. Zgjidhja më e mirë për çdo konsumator është buka integrale, ajo e bërë me 100 për qind drithëra të plotë.
Megjithatë, nëse në paketim shkruhet “grurë”, “kaq sasi gruri të plotë” apo “shumëdrithësh”, atëherë me siguri po bleni thjesht një bukë të bardhë, paksa të ngjyrosur. Drithërat e papërpunuara, pra drithërat e plota, e përmbajnë natyrale vitaminën B si edhe proteinat. Këto garantojnë një paraqitje shumë më rinore të lëkurës, por edhe të flokëve.
Buka me shumë drithëra
Ajo që duhet të dini është se buka shumëdrithëshe dallon nga buka me 100% drithëra të plota, për faktin e vetëm që në pregatitjen e saj janë përdorur disa lloj drithërash, por jo drithëra të plota, pra të papërpunuar. Drithërat e përdorur janë të zhveshur nga fibra dhe përbërësit natyralë. Në shumicën e rasteve kjo bukë përmban miell gruri dhe miell elbi.
Ndërkohë buka integrale përmban fibrën e jashtme të grurit (krunde). Thelbin lëndë ushqyese të pasur (embrionin) dhe shtresen e mesme të dendur në karbohidrate. Francezët i thonë bukës ‘lamtumirë’. Franca njihet si vendlindja e “bagetës”, asaj bukës gjatoshe aq të shijshme sa mund ta hash thatë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











