Lajme
Heroi nga Kosova që i shpëtoi jetën një serbeje
Mexhidi nga Kosova i ka shpëtuar jetën Ivanës nga Serbia. Një storie që ka bërë bujë në Zvicër
“Isha e vdekur dhe më rikthyen në jetë”, shprehet Ivana, raporton 20min, përcjell albinfo.ch.
“Dikush po bërtiste në një ballkon. Nga dritarja e katit të poshtëm dilte tym. Ngrita blindin dhe hyra. Kishte aq shumë tym sa nuk gjeta njeri. Dola për të marrë frymë dhe u ktheva. Aty munda ta tërhiqja zvarrë Ivanën në dritare, por jo ta nxirrja jashtë. Një fqinj më dha një leckë të lagur, shkova përsëri, sepse mendova se një fëmijë ishte ende në të. Por nuk kishte. Më pas mbërritën zjarrfikësit”, është shprehur Mexhidi.
Historia është edhe më e bukur, pasi Ivana është me origjinë serbe dhe Mexhidi është kosovar, popuj që kanë qenë në luftë. Dy protagonistët janë larg kësaj armiqësie. “U hodh në zjarr për mua”, lavdëron Ivana, e cila buzëqesh me rastin që ka bërë që “një kosovar të shpëtojë një serbe në mbrëmjen e Pashkëve Ortodokse dhe në mes të Ramazanit”, përcjell tutje albinfo.ch.
26-vjeçari, i cili gjithashtu u shtrua në spital për një ditë, natyrisht që nuk ishte në dijeni të origjinës së Ivanës. “Po ta dija, nuk do të kishte ndryshuar asgjë. Nuk e mendoja. Kishte një jetë për të shpëtuar, serb apo shqiptar, nuk ka rëndësi”.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










