Lajme
Macron dhe idetë e tij për zgjerimin e BE-së
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shpalosur vizionin e tij për Europën e së ardhmes, një Europë e shpejtësive të ndryshme në nivelin e brendshëm dhe krijimin e një komuniteti politik, Europës si vizion i kontinentit evropian për të përfshirë dhe vende si Ukraina, Gjeorgjia, apo Moldavia.
“Edhe nëse Bashkimi Europian do t’i akordonte shpejt Ukrainës statusin e kandidatit, procesi i anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian do të merrte shumë vjet, e pa dyshim shumë dhjetëvjeçarë. Kjo është e vërteta”, ka deklaruar presidenti francez.
Sipas Macron, të mos pranohej kjo, do të thotë që BE-ja të ulë standardet e anëtarësimit dhe të rimendojmë krejtësisht Europën, si dhe parimet për të cilat Bashkimi Europian është ekzogjen edhe për vetë anëtarët e BE-së.
“Le të jemi të qartë. Bashkimi Europian për nga niveli i tij i integrimit dhe ambicies nuk mund të jetë e vetmja përgjigje afatshkurtër e strukturimit të kontinentit europian”, ka deklaruar Macron.
Sipas presidentit francez, duhet gjetur një zgjidhje në emër të stabilitetit, prosperitetit të Bashkimit Europian pa cenuar intimitetin e ndërthura midis shteteve anëtare të BE-së.
“Nuk duhet të themi siç e kemi thënë deri tani, që përgjigjja e vetme është anëtarësiminë në BE, por të hapim një debat historik në lartësinë e ngjarjeve që po përjetojmë mbi organizimin e kontinetit europian» ka shtjelluar ai. Në këtë kuadër,Emmanuel Macron i është referuar konceptit të presidentit Franccoi Miterrand për krijimin e një konfederate europiane, të cilës i bashkangjitej edhe Rusia, koncept që ishte tepër i avancuar për epokën. Por sipas presidenti Francez, Miterrand shtronte pyetjen e duhur: Si të organizojmë Europën në nivelin politik ?
Presidenti francez propozon krijimin e një komuniteti politik te Europës si vision për Europën e të ardhmes, që do t’u mundësonte kombeve europiane të ndajnë të njëjtat vlera për sigurinë, paqen, energjinë, transportin, investime të infastrukturës, të lirisë së lëvizjes dhe të rinjve.«Pjesëmarrja në këtë organizatë nuk paragjykon detyrimisht anëtarësimin në BE, ashtu siç ajo nuk do të mbetej e mbyllur për ata që kanë dalë nga BE-ja”, është shprehur Macron.
Ballkani ka një vokacion të qartë
Ndërkohë që presidenti francez ka ripërsëritur vizionin për anëtarësimin e Ballkanin Perëndimor në BE. Ka shtete të Ballkanit Perëndimor që janë angazhuar në rrugën e anëtarësimit dhe ky proces duhet të vazhdojnë me reformat.
Këto vende kanë një vokacion të qartë, është shprehur ai. Në konferencën e shtypit, presidenti Macron ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të jenë pjesë e këtij komuniteti, ashtu si dhe Mbreteria e Bashkuar./abcnews.al
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












