Lajme
Themelohet Dega e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, me seli në Stuttgart
AMFE/ Më 30 prill 2022, në Steinenbron/Stuttgart të Gjermanisë u mbajt Konferenca XII e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, ku u mblodhën mjekë e profesionisët nga fusha të ndryshme të mjekësisë nga Gjermania, Shqipëria, Kosova, dhe vende të ndryshme të Evropës. AMFE e drejtuar nga Dr. Aurora Meta Dollenberg shtrihet kështu edhe në pjesë të tjera të Gjermanisë. Në Stuttgart u zgjodh edhe kryesia e re e kësaj dege. Në kryesi do të jenë: Kryetar Dr. Genc Kelmendi, Reanimator/Anestezist, nënkryetar Dr. Fadil Brovina, Onkolog, nënkryetar Dr. Fadil Avdiu, Internist, nënkryetar, Sekretar i përgjithshëm, Niq Krasniqi, Projektmanager. Arkatar, Dr. Arsim Matoshi, Kirurg vaskular si dhe Dr. Qendrim Pllana, Ortoped/Mjek familje dhe Dr. Mehmet Gjihollaj, Mjek familje. Është zgjedhur edhe Bordi Kontrollues:
Dr. Rexhai Bahtijari -Psikiater, Dr. Anton Gojanaj-Pediater, Dr.Mehmet Hyseni-Internist, Dr. Bekim Balidemaj-Internist, Dr. Sami Tahiraj-Ortoped.
Në konferencën themeluese ishin prezentë dhe e mbështetën edhe konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Mynih, Arten Hanku, konsullja e Kosovës në Stuttgart, Lumturie Lipoveci dhe konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Mynih, Afrim Nura. Ata përgëzuan punën e AMFE dhe premtuan bashkëpunim dhe mështetje me Federatën e mjekëve, AMFE.
Si pjesë të kësaj konference kishte edhe aktivitete humanitare, një mbrëmje gala, gjatë së cilës janë mbledhur disa mijëra euro për të mbështetur fëmijët me autizmë si dhe aktivitete të tjera kulturore. Pjesëmarrësit vizituan edhe bustin e Nënë Terezës në Stuttgart, në “Ditën e shërimit”.
E-Diaspora
-
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg Sopranoja shqiptare shkëlqen në rolin e Donna Anna-s, ndërsa kritiku gjerman Dr. Ralf Wegner e cilëson... -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










