Lajme
BE-ja propozon ndalimin e importeve të naftës ruse deri në fund të vitit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraqiti një paketë të re sanksionesh që përfshin një ndalim të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit.
Paketa duhet të miratohet njëzëri nga anëtarët e Bashkimit Evropian.
“Të jemi të qartë, nuk do të jetë e lehtë, sepse disa shtete anëtare janë shumë të varura nga nafta ruse, por ne thjesht duhet ta bëjmë këtë”, tha zonja Von der Leyen në Parlamentin Evropian.
Ajo tha se qasja me faza do t’u mundësojë anëtarëve të BE-së të gjejnë alternativa për importet nga Rusia dhe të ulin efektet negative në tregjet globale të energjisë, duke ndihmuar në rritjen e trysnisë ndaj Rusisë dhe duke zvogëluar dëmin ekonomik.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë thirrje për veprime më të gjera evropiane për të ndërprerë importet e energjisë ruse dhe tha në fillim të kësaj jave se një paketë e re e BE-së “duhet të përfshijë hapa të qartë për të bllokuar të ardhurat e Rusisë nga burimet energjetike”.
Sanksionet e propozuara të BE-së përfshijnë gjithashtu heqjen e bankës më të madhe ruse, Sberbank, nga sistemi ndërkombëtar i transaksioneve dhe mesazheve SWIFT, si dhe oficerët e lartë ushtarakë “që kryen krime lufte në Bucha dhe ata që janë përgjegjës për rrethimin çnjerëzor të Mariupolit”.
“Kjo dërgon një mesazh tjetër të rëndësishëm. Ne e dimë se kush jeni, ne do t’ju kërkojmë llogari dhe ju nuk i shmangeni dot kësaj”, tha zonja von der Leyen.
Ajo shtoi se presidenti rus, Vladimir Putin, “duhet të paguajë një çmim të lartë për agresionin e tij brutal”.
“Putini donte të fshinte Ukrainën nga harta dhe qartësisht nuk do të ketë sukses. Përkundrazi. Ukraina është ngritur me trimëri dhe unitet, dhe është vendi i tij, Rusia, që Putini po e fundos”, tha zonja von der Leyen.
Brenda Ukrainës, Rusia intensifikoi bombardimet në pjesët lindore dhe jugore të vendit, veprime që presidenti Zelenskyy i karakterizoi si reagim i forcave ruse “me zemërim të madh ndaj sukseseve tona”.
Bombardimet e Rusisë përfshinin qytetin port jugor të rrethuar të Mariupolit, ku trupat e fundit ukrainase të mbetura janë strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal, së bashku me disa qindra civilë.
Kombet e Bashkuara thanë të martën se 101 veta u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe u dërguan, së bashku me civilë të tjerë nga qyteti i Manhush, në qytetin Zaporizhia të kontrolluar nga ukrainasit, rreth 230 kilometra në veriperëndim të Mariupolit, ku atyre po u ofrohet ndihma fillestare humanitare dhe kujdesi shëndetësor./VOA
E-Diaspora
-
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali 19-vjeçari shqiptar u nda nga jeta më 24 korrik, pasi u përfshi në një aksident të... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike -
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova











