Lajme
Belgjikë: Shqiptarja vlerësohet si regjisore në Festivalin e Filmit në Bruksel
Javën e kaluar u mbajt Festivali i Filmit të Shkurtër në Bruksel 2022, ose BSFF i 25-të që u zhvillua nga 20-30 prill 2022 në Bruksel, Belgjikë ka mes listës së fituesve edhe një artiste shqiptare.
Flonja Kodheli në këtë kompeticion europian u prezantua edhe si regjisore dhe skenariste me produskionin e metrazhit të shkurtër “Ka me kalu”.
Filmi u vlerësua me çmimin “Be TV”, çka i ka hapur rrugën artistes për të shfaqur filmin në televizion këtë vjeshtë.
Me regji të Flonja Kodhelit, “Ka Me Kalu” tregon historinë e Stelës (interpretuar nga Flonja Kodheli), e cila kthehet nga Shqipëria në Bruksel për të marrë pjesë në varrimin e gjyshes. Ajo vëren se nëna e saj është e pushtuar nga frika dhe jo nga pikëllimi. Sjellja e saj duket konfuze, absurde dhe madje paranoike. Trauma e rishfaqur nga e kaluara pushton jetën e tyre. Në role Ilire Vinca Çelaj, Mathilde Rault dhe Serge Hologne.
Flonja Kodheli është një aktore, muzikante, pianiste dhe kompozitore, u largua me familjen nga Shqipëria në vitin 1993 dhe u vendos në Belgjikë. Ka interpretuar në filma si “Bota” (2014 Shqipëri), “Amsterdam Express” (2014 Shqipëri), “Il contagio” (2017 Itali), “Helvetica “(2019 Zvicër, Belgjikë), “Exil” (2020, Gjermani, Belgjikë, Kosovë) etj.
E-Diaspora
-
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg Sopranoja shqiptare shkëlqen në rolin e Donna Anna-s, ndërsa kritiku gjerman Dr. Ralf Wegner e cilëson... -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











