Lajme
Forbes zgjedh studentin shqiptar nga Universiteti i Harvardit në mesin e 30 njerëzve më të suksesshëm
Sipas revistës prestigjioze “Forbes” në seksionin “SOCIAL IMPACT” i riu shqiptar Dean Çelaj është zgjedhur në mesi e 30-të njerëzve më të sukseshëm
Të shumtë janë të rinjtë shqiptarë që po vazhdojnë të jenë të suksesshëm në shumë fusha të ndryshme, shkruan albinfo.ch. Njëri prej rasteve është edhe Dean Çelaj, i cili është duke ndjekur studimet master në Universitetin e Harvardit.
Ai është zgjedhur nga revista prestigjioze “Forbes”, në seksionin “Social Impact”, në mesin e 30 njerëzve më të suksesshëm.
Vlen të theksohet se Çelaj është krijues i shumë projekteve teknologjike ndërkombëtare në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit, shkruan tutje albinfo.ch.
Thuhet se ai nëpërmjet platformës “Akademi.al” ndihmoi mbi 500,000 nxënës të kenë qasje në mësimin online falas.
Aty është duke punuar në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë si bashkëpunëtor i platformave studimore me pedagogët e Universitetit në Harvard.
Lista “Forbes 30 under” është lista e 30 njerëzve më me shumë influencë nën moshën 30-vjeçare. Revista prestigjioze Forbes është e njohur për listën e njerëzve më të pasur në botë, e cila rendit miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe të tjerë, si dhe publikon çdo vit listën e vizionarëve nën moshën 30 vjeç me potencialin me të madh për të rikrijuar biznese dhe që kanë pasur impakt në shoqëri.
Këtë vit janë zgjedhur 30 të rinj nga industri të ndryshme biznesi, sporti, kultura, dhe impakti social. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













