Lajme
Ja cilat janë dobitë shëndetësore të kokosit
Kokosi është dhuratë e përsosur nga natyra, të cilën mund ta gjeni edhe nëpër shitore. Kokosi rritet në drurin e palmës dhe është një frutë me madhësi mesatare, dhe me një lëvore të fortë, të njohur si kopra. Kopra është burim i qumështit dhe vajit të kokosit, dhe nëse thahet, mund të përdoret si miell kokosi. Pjesa e brendshme e kokosit është e bardhë dhe ushqimore, po ashtu. Zakonisht, një kokos peshon afro 2.5kg.
Sot, prodhuesit më të mëdhenj të kokosit janë filipinët. Filipinet është i vetmi vend në botë në të cilin vaji i kokosit është përbërës bazik në gatime.
Përmbajtja
Kokosi është jashtëzakonisht i pasur me kalium, hekur, magnez, natrium, fosfor, zink dhe vitamina të grupit B. Po ashtu, është i pasur me proteina, fibra dhe acid folik.
Lëngu i kokosit nuk përmban yndyrna dhe ka sasi të vogël të kalorive, për dallim nga lëngu, qumështi i kokosit përmban plot yndyrna dhe shumë kalori. Përbërësit kryesorë të vajit të kokosit janë acidi laurik, kaprilik dhe kaprik.
Si ta zgjedhni një kokos të mirë?
Kur ta bleni një kokos, duhet të jetë i rëndë dhe i plotë, pa ndonjë të çarë, dhe kur ta tundni, duhet të dëgjohet lëngu brenda. Shikoni për së afërmi 3 vrimat e kokosit nëse ka myk. Vetëm pasi ta hapni arrën e kokosit, mund ta vëreni nëse lëngu është i hidhur ose jo.
Si ta ruani?
Nëse është një frutë e shëndetshme, mund të qëndrojë deri në dy muaj në temperaturë dhome, e nganjëherë edhe më shumë. Një kokos i hapur duhet të ruhet në raftin e poshtëm të frigoriferit.
Dobitë nga kokosi
Sipas studimeve të fundit, kokosi mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.
Nëse e përfshini vajin e kokosit në menynë tuaj ditore, do t’ju ndihmojë t’i digjni kaloritë më shpejt, dhe do ta përshpejtojë metabolizmin.
Pjesa e brendshme e kokosit përdoret për t’i asgjësuar parazitët e zorrëve, kapsllëkun dhe për t’i forcuar muskujt e lodhur.
Uji apo lëngu i kokosit përdoret për t’i lehtësuar infeksionet në veshkë, kurse vaji i kokosit për t’i lehtësuar infeksionet në ulçerin e stomakut dhe fyt.
Gjalpi i kokosit rregullon nivelin e insulinës në gjak dhe parandalon shfaqjen e diabetit. Po ashtu, është një faktor i rëndëishëm në luftën kundër ndërprerjeve neurologjike dhe çështjet që lidhen me sëmundjet veneriane dhe urologjike.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













