Lajme
BE-ja, e gatshme të vendosë sanksione ndaj importeve të naftës ruse
Bashkimi Evropian po përgatitet të vendosë sanksione ndaj importeve të naftës ruse për shkak të sulmit në Ukrainë pas një ndryshimi të madh të hënën të pozicionit të Gjermanisë, që mund t’i heqë Moskës një burim të madh të ardhurash brenda disa ditësh.
Komisioni Evropian pritet të propozojë një paketë të gjashtë sanksionesh këtë jav, përfshirë një embargo të mundshme për blerjen e naftës ruse.
Të hënën zyrtarët gjermanë bënë të ditur se vendi i tyre ishte i gatshëm të mbështeste një embargo të menjëhershme të naftës ruse nga ana e Bashkimit Evropian. Gjermania është vendi me konsumin më të madh të produkteve të energjisë së Moskës.
Eksportet ruse të energjisë, burimi më i madh i të ardhurave të Moskës, deri më tani janë përjashtuar kryesisht nga sanksionet ndërkombëtare lidhur me luftën në Ukrainë. Kievi thotë se kjo nënkupton se vendet evropiane po financojnë luftën e Kremlinit, duke i dërguar Moskës me qindra miliona euro çdo ditë.
“Është e mundur të heqësh dorë nga importet ruse të qymyrit dhe naftës”, tha ministri i Financave, Christian Lindner, për gazetën “Die Welt”. “Nuk mund të përjashtohet fakti se çmimet e karburanteve mund të rriten”, shtoi ai.
Ndërkohë Gjermania e kishte ulur sasinë e importeve të naftës ruse në 12% nga 35% përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën më 24 shkurt, por kishte thënë se i duheshin muaj për ta hequr gradualisht naftën bruto ruse dhe kjo për të ulur ndikimin në ekonominë e vendit.
Pjesa lindore e Gjermanisë në veçanti mbështeten në karburantin që sigurohet nga një rafineri në pronësi të kompanisë shtetërore ruse të naftës “Rosneft”, që transportohet nga gazsjellësi i epokës sovjetike “Miqësia”, e që shtrihet me mijëra kilometra deri në fushat e naftës në Siberi.
Heqja dorë nga nafta ruse ka të ngjarë të jetë më e lehtë sesa reduktimi i varësisë së Evropës nga gazi natyror rus. Moska ka kërkuar që klientët evropianë ta paguajnë gazin në rubla, gjë që BE-ja e ka refuzuar. Javën e kaluar, Moska ndërpreu furnizimet për Poloninë dhe Bullgarinë. Gjatë takimit të ministrave të Bashkimit Evropian të hënën u diskutua për një përgjigje të përbashkët mbi këtë çështje.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











