Lajme
Gjermania mbështet vendimin për embargon ndaj naftës ruse
Bëhet e ditur se qeveria gjermane ka mbështetur propozimin për ndalimin e importit të naftës ruse, duke mundësuar vendosjen e një embargoje, sipas burimeve në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
Bashkimi Evropian ka zbatuar tashmë vendimin për të ndaluar importet e qymyrit rus, ndërsa furnizimet me naftë dhe gaz janë më të vështira për t’u zëvendësuar dhe diskutimet për sanksione të mëtejshme janë në zhvillim e sipër.
Gjermania është kritikuar nga Kievi, si dhe nga shtetet e tjera anëtare të BE-së, për varësinë e saj nga furnizimet e karburanteve fosile ruse dhe vonimin e një vendimi për vendosjen e një embargoje ndaj produkteve ruse.
“Vetëm Hungaria, Austria, Sllovakia, Spanja, Italia dhe Greqia duket se po i rezistojnë embargos ndaj naftës ruse”, sipas burimeve.
Vendet anëtare të BE-së në pjesën veriore, qeveritë me sa duket janë të shqetësuara për varësinë e tyre të konsiderueshme nga furnizimet e naftës ruse, ndërsa vendet në pjesën jugore, qeveritë thuhet se janë më të shqetësuara për rritjen e çmimeve të energjisë.
Arsyeja e ndryshimit të qëndrimit të Gjermanisë mendohet se qëndron në sukseset e saj të fundit që lidhen me gjetjen e furnizuesve alternativë të naftës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











