Lajme
Barcelona shpallet qyteti më i bukur në botë
“The Telegraph” mendon se qyteti më i mirë në botë ndodhet në Spanjë. Gazeta britanike, në rubrikën e saj të udhëtimeve, ka zgjedhur Barcelonën për diellin, distancën nga aeroporti, hotelet me pesë yje, restorantet me yje Michelin dhe plazhet.
“Barcelona kombinon gjithçka që është më tërheqëse në qytetet mesdhetare, me ndikimin kulturor dhe dizajnin e qyteteve në veriun e ftohtë”.
“Barcelona ka plazhe spektakulare, ku mund të argëtohesh dhe të bësh sporte në mëngjes, pasdite dhe natën. Vlen të përmenden gjithashtu 19 restorantet me yje Michelin dhe 39 hotelet me pesë yje, dhe se aeroporti ndodhet vetëm 11 kilometra nga qendra e qytetit, i lidhur shumë mirë me autobus, metro dhe tren”, shton tabloidi.
Barcelona ka marrë 588 nga 810 pikët e mundshme në kategori si oferta kulturore, histori, arkitekturë, gastronomi apo siguri, 32 pikë mbi qytetin e renditur në vendin e dytë, që është Sidnej.
Në vendin e tretë në klasifikim është Kejp Taun, në të katërtin Lisbona dhe në të pestin Venecia.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?










