Lajme
Gjermania merr vendim, do të dërgojë armë të rënda në Ukrainë
Bëhet e ditur se dje në Budenstag Qeveria gjermane u takuan për të marrë vendim se a duhet të dërgohen armë të rënda në Ukrainë. Me një shumicë të madhe, me 586 vota pro dhe vetëm 100 kundër, Bundestagu gjerman ka vendosur të dërgojë armë të rënda në Ukrainë, transmeton albinfo.ch.
Për dërgimin e armëve kanë votuar shumica dërmuese e deputetëve të partive në pushtet – SPD, FDP dhe Ekologjistët – dhe ata të Unionit CDU/CSU.
Ndërsa kundër ishin majtistët dhe djathtistët e AfD. Me këtë vendim hapet rruga për dërgimin në Ukrainë të tankseve dhe armëve të tjera të mëdha, si Gepard, Lepoard I, Haubica 200, Mader dhe armë të tjera.
Ky vendim është shumë i diskutueshëm, për shkak se ka deputetë që mendojnë se Gjermania po rrezikon futjen në luftë kundër Rusisë. Por, autoritetet thonë se Putini dhe Rusia duhet të ndalohen në çdo mënyrë, për shkak se ai po cenon vetë ekzistencën e Ukrainës, por paraqet rrezik edhe për vende të tjera. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














