Lajme
Bundestagu voton për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë
Bundestagu gjerman voton sot për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë
Sot, Unioni CDU/CSU në opozitë dhe koalicioni qeverisës votojnë së bashku të enjten në Bundestag për furnizimin e Ukrainës me armë të rënda, përcjell albinfo.ch.
Gjatë mbledhjes së sotme, Bundestagu gjerman kërkon të dërgojë një sinjal solidariteti dhe mbështetje për Ukrainën, por edhe të tregojë unitetin brenda politikës gjermane. Pas disa javësh debati, Unioni i CDU/CSU dhe partitë e koalicionit qeverisës, SPD, Të Gjelbrit dhe FDP kanë shuar grindjen për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë dhe votojnë të enjten së bashku për dorëzimin e tyre. Në një deklaratë të publikuar në Berlin të mërkurën nga krerët e grupeve parlamentare, thuhet se ky është një sinjal i përgjegjësisë për Ukrainën dhe vendosmërisë kundër agresionit të Rusisë.
Gjermania qëndron e vendosur në krah të Ukrainës në luftën e saj për liri, theksojnë parlamentarët gjermanë. Mbështetja për të drejtën e vetëmbrojtjes e Ukrainës është me rëndësi për mbrojtjen e paqes dhe lirisë në Europë dhe po ashtu për kërkimin e një zgjidhjeje diplomatike. Në lidhje me dërgimin e armëve thuhet se “në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara, Gjermania dërgon armë për vetëmbrojtje në Ukrainë dhe miraton dërgimin nga shtete të treta”. Kjo vlen edhe për dërgimin e armëve të rënda në ujdi me partnerët e NATO-s. Vetëm para pak ditësh Gjermania bëri një kthesë ntë dytë në politikën e saj ndaj Ukrainës duke vendosur të dërgojë armë të rënda. Në kuadër të takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s në bazën amerikane në Ramstein, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, kishte bërë të ditur dërgimin e tankeve kundërajrore. duke theksuar se “ndihma jonë është koordinuar me partnerët e tjerë të NATO-s”.
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, vazhdon misionin e ndërmjetësimit në Ukrainë dhe takohet të enjten me presidentin Zelensky. Një nga temat kryesore pritet të jetë gjendja në qytetin juglindor ukrainas, Mariupol, ku trupat ukrainase dhe civilët janë rrethuar nga ushtria ruse./DW
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












