Lajme
Qeveria gjermane nuk do të vendosë kufi për numrin e refugjatëve që pranon nga Ukraina
Në një prononcim për media, ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing, tha se Berlini nuk do të vendosë një kufi të sipërm për numrin e refugjatëve që do të pranojë nga Ukraina, përcjell albinof.ch.
Sipas tij, Gjermania ende duhet të përgatitet për të papritura, sepse që nga 24 shkurti, kur Rusia filloi luftën e saj kundër Ukrainës, nga Ukraina janë larguar më shumë se 5 milionë vetë. “Ne po i mbajmë strukturat logjistike dhe ato të transportit në dispozicion, sepse nuk mund të parashikojmë rrjedhën e luftës dhe mund të përjetojmë në çdo kohë një rritje të numrit të refugjatëve”, theksoi ai.
Wissing, që i përket Partisë Liberale (FDP), tha për grupin mediatik “Redaktionsnetzwerk Deutschland” se Gjermania nuk do të refuzojë asnjë refugjat nga Ukraina, sepse njerëzit në nevojë në Ukrainë duhet të gjejnë strehim në Gjermani”.
Volker Wissing tha po ashtu se ministria që ai drejton ka bërë të pamundurën për të sjellë refugjatë nga Polonia, e cila ka strehuar pjesën më të madhe të refugjatëve ukrainas. Për refugjatët ukrainës janë ngritur qendra pritjeje në Hanover, Cottbus dhe Berlin. Nga aty ata shpërndahen në zona të tjera të Gjermanisë.
Wissing tha se presioni mbi Poloninë është i madh, sepse çdo ditë në Poloni arrijnë rreth 120,000 refugjatë ukrainas, dhe se vetëm në Varshavë kanë gjetur strehë më shumë se 300,000 refugjatë. /DW
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












