Lajme
Si po e planifikojnë vendet e BE-së ‘Planin e krizës” për uljen e çmimeve
Katër vende të Bashkimit Evropian kanë njoftuar marrjen e masave me vlerë 80 miliardë euro për të mbrojtur konsumatorët dhe bizneset nga rritja e çmimeve të energjisë, e nxitur edhe nga konflikti Rusi-Ukrainë.
Kështu, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja po shkurtojnë taksat ose po financojnë uljen e çmimeve për karburantet, elektricitetin dhe gazin natyror.
Konkretisht, Franca po aplikon një reduktim prej 0.15 euro për litër për karburantet, masë kjo që do të zgjasë deri në fund të korrikut të ardhshëm.
Gjermania planifikon të shkurtojë për tre muaj çmimet e hidrokarbureve, me 0.3 euro për litër për naftën dhe 0.14 euro për dizelin.
Ndërsa Italia njoftoi në shkurt se do të shpenzonte rreth 6 miliardë euro për të ndihmuar barrën e faturave të energjisë.
Nga ana tjetër, në Spanjë, i ashtuquajturi “Plani i Krizës” me vlerë 16 miliardë euro do të nisë nga zbatimi në prill dhe do të zgjasë për të paktën tre muajt e ardhshëm.
Qeveria e kryeministrit Sançez do të subvencionojë çmimet e karburanteve me 0.2 euro për litër dhe do të ofrojë 450 milionë euro në ndihmë direkte për kompanitë e transportit./euronews
E-Diaspora
-
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën Në Berlin shënohet Epopeja e UÇK-së me një mbrëmje festive për diasporën... -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












