Lajme
Putin nënshkruan një ligj që kufizon qytetarët
pari i shtetit rus dëshiron të heshtë të gjithë kritikët dhe për këtë po harton ligje që do të dënojë qytetarët dhe personat juridikë që dalin kundër tij.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin miratoi një ligj që parasheh gjoba ose burgim deri në 15 ditë për njerëzit që krahasojnë publikisht qëllimet dhe veprimet e qeverisë dhe ushtrisë me ato të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ligji, i cili është një ndryshim në Ligjin për kundërvajtjet administrative, dënon gjithashtu ata që “mohojnë rolin vendimtar të popullit sovjetik në humbjen e Gjermanisë naziste dhe misionin humanitar të BRSS-së në çlirimin e vendeve evropiane”.
Qytetarët që kryejnë këto shkelje do të gjobiten nga 1000 deri në 2000 rubla (11.1-22.2 euro) ose burgosje për 15 ditë.
Për personat juridikë, gjobat arrijnë deri në 50 mijë rubla (555 euro), të cilat në rast të përsëritjes dyfishohen ose mund të dërgojnë në pezullimin e aktiviteteve deri në 90 ditë.
Është e rëndësishme të theksohet se, për shkak të agresionit të hapur të Rusisë kundër Ukrainës, shumë e krahasojnë Putinin dhe regjimin e tij me atë të Gjermanisë naziste dhe Adolf Hitlerit. /Telegrafi
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










